PERMIANI


PERMIANI
✤ Periudha e fundit e erës paleozoike,. e përfshirë ndërmjet karboniferit dhe triasit, që k& 6zgjatur 55 milionë vjet (nga para 280 milionë deri para 225 milionë vjet) dhe gjatë së cilës janë formuar shkëmbinjtë që përbëjnë sistemin permian.

Ndahet në P. e poshtëm me katin (shekullin gjeologjik) saksonian dhe P. e sipërm me katin turingian. Në përgjithësi në trevën mesdhetare dhe në Albanidet, si rrjedhojë e ciklit malformues hercinian, gjatë P. ndodhi një prapavajtje e përgjithshme e detit, u zgjerua shumë stereja dhe u formuan laguna e gjire të shumta deti, në të cilat u depozituan evaporitë dhe ranorë të kuqërremtë, që flasin për një klimë të nxehtë e të thatë. Fauna e flora përgjithësisht u pakësuan, por u zhvilluan mjaft në stere zvarranikët primitivë dhe, sidomos -amfibët. Në detin e cekët u zhvilluan foraminiferë të shumtë, korale, butakë të ndryshëm, zambakët e detit dhe peshkaqenët primitivë. Në Albanidet gjatë P. u formuan shkëmbinj sedimentarë terrigjenë, sidomos rreshpe deltino-strallore, rreshpe filitike, ranorë e konglomerate si dhe shkëmbinj karbonaitikë, bidomos gëlqerorë të pasur me guaska të fosilizuara foraminiferësh. Shkëmbinj të tillë vërehen sot veçanërisht në buzën J të zonës të Alpeve Shqiptare.

(A.Kod.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Permiani


[cite]