PESHKËPIA


PESHKËPIA
✤ Fshat në rrethin e Vlorës, (V), në rrjedhjen e poshtme të luginës së Shushicës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Kropislit, Penkovë, Vezhdanisht, popullsia gjithsej 2600 banorë. Dëshmohet si vendbanim i vjetër. Janë zbuluar varre me mbishkrime, mozaikë dhe qeramikë të shek. të II p.e.r. Këshilli NÇ u ngrit në nëntor 1942. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1956. P. është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, të perimeve dhe ullirit. P. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Peshkëpia


[cite]