PEZA
✤ (Peza e Madhe). Fshat në rrethin e Tiranës (JP). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Ballashej-Pojana, Barzezi, Dorezi, Greca, Grori, Gërblleshi, Gjyzilkonja, Kërçukja, Lagjja e Re, Maknor-Çaushi Mëniku, Ndroqi, Pezë-Helmësi, Peza e Vogël, Pineti, Sauqeti, Sheshi, Varoshi, Zbarqja, Zhurja; popullsia gjithsej 11.900 banorë. P. dëshmohet si vendbanim i lashtë. Gjenden rrënojat e kalasë ilire të Dorëzit (shek. VI p.e.r.). Banorët e P. morën pjesë në kryengritjet e viteve 1336-1432 të udhëhequr nga Andrea Topia. Në v. 1870 në P. u zhvilluan luftime të ashpra kundër ushtrive osmane, të cilat dogjën dhe plaçkitën fshatin dhe një pjesë të banorëve i internuan në Anadoll. Banorët kanë marrë pjesë në kryengritjen e fshatarësisë së Shqipërisë së Mesme të udhëhequr nga Haxhi Qamili dhe përkrahën gjallërisht Revolucionin demokratiko-borgjez ‘të Qershorit 1924.

Nën udhëheqjen e Heroit të Popullit Myslim Peza (shih) pezakët kanë kundërshtuar regjimin reaksionar të A. Zogut. Këtu u krijua çeta vartizane e Pezës {shih). Më 16.3.1941 u bë përpjekja e parë e çetës me fashistët italianë, ku armiku pati humbje të mëdha. Më 21 gusht 1941 u bë përurimi i çetës partizane të Pezës me komandant Myslim Pezën dhe komisar Vasil Shanton, Hero i Popullit. Më 25 nëntor 1941 u krijua celula e Partisë për çetën e Pezës. Në verë 1942 u ngrit Këshilli NÇ. Më 16 shtator 1942 këtu u mblodh Konferenca e Pezës (shih). Në gusht 1943 u formua Grupi partizan i Pezës dhe në 18 shtator 1944 u përurua krijimi i Brigadës XXII S. Në P. janë zhvilluar shumë aksione e beteja kundër armikut. Fshati është djegur 3 herë nga pushtuesit. Nga P. kanë rënë në fushën e betejës shumë dëshmorë. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1955. Koop. bujqësore «Myslim Peza» ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës dhe rritjen e bagëtive të imëta. Në misër ‘ është arritur një rendiment i qëndrueshëm prej’ 82 kv/ha. P. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, muzeun e Luftës dhe të Konferencës së Pezës, spital, njësi tregtare dhe komunale. Patriote antifashiste, gruLuftës ANÇ për Tiranën, Heroinë e Popullit. Mori pjesë aktive në demonstratën para dyerve të burgut të Tiranës, për të kundërshtuar internimin e të burgosurve antifashistë në Itali. U plagos rëndë nga zjarri i armëve të armikut dhe vdiq duke u përplasur në fytyrë fashistëve e tradhtarëve urrejtjen e thellë të të gjithë popullit, më 17.9. (F.La.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Peza


[cite]