PICARI
✤ Fshat në rrethin e Gjirokastrës (VP), në shpatin L të malësisë së Kurveleshit. Qendër e fshatit të bashkuar, që përfshin edhe fshatrat: Kaparieli, Golemi (shih), Kolonjë, Shtëpëzi, Humelica, popullsia gjithsej 3500. Përmendet në burimet e shkruara që në shek. XII, në shek. XX fshati u zhvendos përfund pllajës. Më 1847 në P. te Sheshi i Qarrit u formua Besëlidhja Shqiptare për Jugun kundër Tanzimatit me Çelo Picarin në krye. Këshilli NÇ u ngrit në maj 1943. Këtu ka lindur Heroi i Popullit Çelo Sinani. Kolektivizimi u bë më 1957. P. është qendër e koop. së bashkuar «Partizani». Ka drejtim kryesor blegtorinë, rriten dele, dhi e lopë. P. ka shkollë 8-vjeçare, muzeun, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Picari
[cite]