PIJET ALKOOLIKE
✤ Pije që përmbajnë alkool etilik, dhe, sipas llojit, sheqer, acid citrik, lëndë aromatike, shijuese dhe ngjyruese. Nga përmbajtja e alkoolit (12-45% në vëllim) dhe e sheqerit P. A. ndahen në: likerna të forta me përmbajtje të lartë alkooli dhe sheqeri, likerna deserti me përmbajtje mesatare alkooli dhe të lartë sheqeri; kremra me përmhajtje të ulët alkooli dhe të lartë sheqeri; P. A. të ëmbla, gjysmë të ëmbla, pak të hidhura, të hidhura etj. Cilësia e likernave dhe e pijeve të tjera alkoolike përmirësohet me vjetrim; aroma hëhet e hollë, shija e butë dhe e këndshme. Pas vjetrimit 1-6 muaj bëhet filtrimi dhe ambalazhimi në shishe. Ind. e yijeve (shih) në Shqipëri prodhon mbi 30 lloje likernash dhe P. A., nga të cilat më të përhapura janë likeri i vishnjes, likeri i dardhës, ponçi i portokallit, likeri i mandarinës, likeri i manaferrës, konjaku, fërneti, uzoja, etj. (V.Z.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Pijet Alkoolike
[cite]