PIJET FRESKUESE


PIJET FRESKUESE
✤ Pije joalkoolike të përgatitura nga përzierja e ujit me lëngje frutash, ekstrakte të agrumeve, sheqer, acide organike ushqimore, lëndë aromatike dhe të nginjura me gaz karbonik. Përmbajnë (në %) lëngje frutash 10-12, sheqer 6.5-11, acid organik ushqimor (si acid citrik) deri 0.13, gaz karbonik jo më pak se 0.4. Ngimja me gaz karbonik që çlirohet në flluska të shumta gjatë përdorimit siguron qëndrueshmërinë e ruajtjes dhe i jep pijes veti freskuese. P. F. ndahen në lëngje frutash, lëngje të zakonshme, (me ekstrakte esencash natyrore ose artificiale), deserte (rae verë, konjak, ekstrakte alkoolike të agrumeve), për diabetikë, si dhe ujëra minerale artificiale. Para Çlirimit P. F. prodhoheshin në mënyrë artizanale, në punishte të vogla, në qytetet kryesore të vendit. Sot ind. e pijeve (shih) në fabrika e linja gjysmë të mekanizuara dhe plotësisht të mekanizuara prodhon mbi 15 lloje P. F. (V.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pijet Freskuese


[cite]