PJESA E JASHTME E SYRIT
Syri, në pjesën tij të jashtme, ka disa pajisje që e mbrojnë nga dëmtimet e mundshme. Këto janë: vetullat, qepallat dhe qerpikët.
Vetullat ndodhen në pjesën e sipërme të syrit, kanë formë të harkuar dhe e mbrojnë atë nga rrjedhja e djersës, e ujit. Ndërsa qepallat janë dy mbulesa lëkure, njëra e sipërme dhe tjetra e poshtme, që hapen e mbyllen sipas dëshirës sonë dhe e mbrojnë syrin nga pluhurat dhe nga dëmtues të tjerë. Në rast rreziku, qepallat mbyllen menjëherë. Në anën e qepallave ndodhen të vendosura qerpikët që po ashtu e mbrojnë syrin nga pluhurat. Qepallat e mbrojnë syrin edhe nga drita e fortë dhe e drejtpërdrejtë.
[cite]