PERITONI
Peritoni është një cipë e hollë që vesh gjithë zgavrën e brendshme të barkut dhe që mbështjell tërësisht, nga të gjitha anët, ose pjesërisht, organet që ndodhen në të. Detyra e kësaj cipe është që të mbajë e të mbrojë organet që mbështjell e të mos lejojë që ato të fërkohen’ me njëri-tjetrin. Njëkohësisht nëpërmjet peritonit organet e barkut shfaqin edhe shqetësimet e tyre.
Ndodh që peritoni të dëmtohet ose të infektohet. Në këtë rast kemi atë sëmundje që njihet me emrin peritonit. Peritoniti shfaqet me dhimbje të fuqishme në zonën e kërthizës dhe shoqërohet me të vjella. Dhembjet që shpesh na duket se vijnë nga organet e aparatit tretës, në fakt nisen nga peritoni. Kështu, p.sh., gjatë një apendiciti, dhembjet e mprehta që ndjen pacienti vijnë në fakt nga peritoni që mbështjell apendisin.