Kripa është një lëndë që tretet lehtë në ujë, prandaj e gjejmë sidomos në ujërat e deteve, ku e kanë sjellë ujërat e lumenjve, të cilët e kanë marrë nga toka, gjatë rrugës që bëjnë për të ardhur gjer në det. Kripa, ose kloruri i natriumit, është e domosdoshme për jetën. Ajo gjendet në sasi të caktuara edhe në trupin e njeriut. Ushqimet që hamë përmbajnë kripë dhe secili prej nesh u hedh gjellëve aq kripë sa dëshiron. Kripa jonë e kuzhinës nxirret kryesisht nga deti. Çdo litër ujë deti përmban 30 deri 40 gram kripë. Për nxjerrjen e kripës, në vende të caktuara të quajtura kripore bëhet avullimi natyror i ujit të detit. Kripa gjendet edhe në minierat e kripës, pikërisht në ato toka që kohë më parë kanë qenë të mbuluara nga deti.
[cite]