PLASJA
✤ (Anthrax). Sëmudje infektive që prek kafshët edhe njeriun. Në kafshë zhvillohet në formë septicemike, kurse te njerëzit shfaqet më tepër në formë të lokalizuar të puçrrës së zezë (pustula maligna). Para Çlirimit P. ka qenë shumë e përhapur dhe shkaktonte dëme të mëdha në bagëti e raste të shpeshta në njerëz. Pas Çli.rimit të vendit në saje të masave të përgjithshme shëndetësore veterinare e të parambrojtjes me vaksinën sistematike të prodhuar në Institutin e Kërkimeve Veterinare rastet me P. kanë ardhur duke u pakësuar. Në këtë institut. krahas vaksinës është prodhuar edhe serumi kundër P., i cili përdoret me rezultate të mira për mjekimin e sëmundjes te kafshët dhe njerëzit. (Em.H.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Plasja
[cite]