PLESHISHTI


PLESHISHTI
✤ Fshat në rrethin e Pogradecit (VP). Është qendër e fshatit të bashkuar që përmbledh dhe fshatrat Hoshteça, Selca e Sipërme, Zëmça, popullsia gjithsej 2100 banorë. Në mesjetë fshati shtrihej mbi 1. Shkumbin dhe quhej Çordol. Në qendër të tij ndodhen muret e një kalaje. Është vendlindja e rilindësit Gjokë Shqiptari, veprimtar për përhapjen e gjuhës shqipe. Banorët e P. kanë marrë pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. Këtu më 27.3.1942 u krijua njësiti partizan i Mokrës. Këshilli NÇ është ngritur në tetor 1942. Më 1964 me rastin e 20 vjetorit të çlirimit P. e vizitoi sh. Enver Hoxha, i cili ka qëndruar këtu gjatë Luftës ANÇ. Më 15 mars 1967 në P. u mblodh kuvendi i pleqve të Mokrës, i cili dënoi zakonet prapanike. Kolektivizimi i bujqësisë u krye më 1957, koop. e bashkuar u formua më 1970. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e bagëtive të imëta. P. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, grup folklorik të këngëve e valleve, shtëpi-muze, qenaër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pleshishti


[cite]