PLUGU
✤ Fshat në rrethin e Lushnjës (VP). Qendër e fshatit të bashkuar, që përfshin edhe fshatrat: Dushku i Madh, Ferrasi, Grabjani, Shënepremtja, Tërbufi, Thanasaj, Zhama. Gjurmët e vendbanimit të lashtë janë të shek. IV-III p.e.r. Këshilli NÇ u ngrit më 1943, u çlirua më 18.10.1944. Në një nga shtëpitë e P., në pranverën e vitit 1943, u bë mbledhja e organizatës së rinisë komuniste të qytetit të Lushnjes ku e deleguar ishte Margarita Tutulani (shih). Bën pjesë në NB «29 Nëntori». I-Ca drejtim kryesor prodhimin e drithit, të bimëve industriale, është ngritur një kompleks për rritjen e shpendëve. P. ka shkollë 8-vjeçare, kinoklub, qendër shëndetësore, shtëpi lindjeje, njësi tregtare e komunale. ofiçinën e NB.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Plugu
[cite]