PLLOÇI ISUF


PLLOÇI ISUF
✤ (1919-1969). Luftëtar i vendosur për çlirimin e atdheut, për mbrojtjen e forcimin e pushtetit popullor dhe ndërtimin e socializmit. Shembull i lartë heroizmi për mbrojtjen e pasurisë socialiste. Hero i Punës Socialiste. Lindi në Lenë-Martanesh të rrethit të Matit në një familje të varfër fshatare. U hodh në rreshtat partizane të çetës së Martaneshit (1942) dhe me çlirimin e zonës së Martaneshit e të Çermenikës u caktua në komandën e vendit të kësaj zone. Pas Çlirimit deri më 1949 shërbeu në forcat e ndjekjes ku u dallua për trimëri e vigjilencë, pastaj kaloi në sektorin e pyjeve në zonën e Martaneshit ku punoi gjatë gjithë kohës në mënyrë shembullore. I. Plloçi zhvilloi një aktivitet të gjerë edhe si veprimtar shoqëror.U pranua në radhët e PPSH në korrik 1956. Ra në krye të detyrës, në përleshje me flakët e një zjarri të madh që kishte shpërthyer në pyll, për të mbrojtur pasurinë e popullit, më 5.11.1969.

(Di.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Plloçi Isuf


[cite]