PNEUMOLOGJIA


PNEUMOLOGJIA
✤ Degë e mjekësisë që merret me sëmundjet e mushkërive e të rrugëve të frymëmarrjes. Më të shpeshta janë bronkitet, bronkopneumonitë, tuberkulozi (shih), pleuritet, kanceri bronkopulmonar, sëmundjet profesionale etj. Para Çlirimit me sëmundjet e mushkërive merrej mjeku i përgjithshëm. P. nisi të zhvillohej pas Çlirimit sidomos me ngritjen pranë Fakultetit të Mjekësisë të katedrave të sëmundjeve të brendshme. Nga viti 1975 P. u bë shërbim më vete dhe prej v. 1981 specialitet i veçantë. Prej vitit 1983 shërbimi pneumologjik u bashkua me atë kundër tuberkulozit, sëmundje e cila nga masat e marra në vend është pakësuar shumë. Shërbimi .i P. është i pajisur me mjetet e nevojshme diagnostike, si ato radiologjike, kabinete për provat e funksionit të frymëmarrjes, me fibrobronkoskop, me aparaturën për biopsinë e punksibiopsinë e bronkeve, mushkërive e pleurës, për shintigrafinë etj.

(H.Ço.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pneumologjia


[cite]