POGONI
✤ Krahinë malore e kodrinore në JL të rrethit të Gjirokastrës midis malit të Nemërçkës
Qendrat e banuara (Çatistë, Hllomo, Sopik, Skore, Poliçan), janë vendosur në të dy anët e luginës. Bëjnë pjesë në koop. e bashkuar «Teli Ndini» me qendër në Poliçan. Veshja tradicionale e burrave ka qenë e njëjtë me veshjen e burrave shqiptarë të rrethinave të afërta, por me festen belluz të palosur. Gratë kanë përdorur veshjen me gunë të bardhë dhe me gunë të zezë. P. përmendet për rritjen e hardhisë dhe punimin e vozave prej druri të lisit. P. mori i pari nismën në shkallë Republike për tufëzimin e bagëtive të oborrit personal (1972). Për arritjet në zhvillmin e ekonomisë e të kulturës, koop. e bashkuar «Teli Ndini» e Poliçanit mban titullin «Heroinë e Punës Socialiste*. Gjatë viteve të pushtetit popullor në P. janë bërë shndërrime rrënjësore në të gjitha fushat. Në çdo fshat ka shkollë 8-vjeçare qendër mjekësore, çerdhe e kopshte fëmijësh, vatra kulture, njësi tregtare e komunale, ndërsa në Poliçan ka shkollë të mesme bujqësore, spital, hotel, etj.

(F.Kr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pogoni


[cite]