POPULLI
✤ (1919). Gazetë politike e shoqërore në gjuhën shqipe, pjesërisht edhe frëngjisht. Numri i parë doli më 18.1.1919 në Shkodër, vijoi 77 nr, deri më 1920. E drejtonte Salih Nivica (shih). Parashtroi problemin e zhvillimit në Shqipëri të një lëvizjeje politike, ekonomike, shoqërore e kulturore mbi themele demokratike-kombëfgj|e. Duke pasqyruar jetën e përditshme të vendit, tregoi kushtet e rënda të jetesës së fshatarësisë.

(P.M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Populli


[cite]