POROJA
✤ Fshat në rrethin e Vlorës (VP), në bregun e majtë të Vjosës, pranë grykëderdhjes. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Novoselës (shih) Në perëndim ka një pyll të dendur të pishës (rreth 900 ha). Pas Çlirimit u shpall park pyjor dhe më 1968 rezervat gjetie, ku rritet fazani dhe rosa e egër. Në shtator 1943 këtu u krijua çeta e Myzeqesë së Vlorës. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1956. Sot bën pjesë në KTL të Novoselës. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave e të perimeve. Ka kompleks për majmërinë e gjedhit dhe të derrave. Nga pylli merret rrëshirë pishe. P. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Poroja


[cite]