PORTET DETARE


PORTET DETARE
✤ (Limanet). Pjesë e bregdetit e përshtatshme nga natyra (zakonisht në gjire) dhe me ndërtime përkatëse, që shërben për afrimin e qëndrimin e anijeve, për ngarkimin e shkarkimin e mallrave, për t’u kryer shërbime të ndryshme anijeve etj.

Që në kohën e lashtë në bregdetin shqiptar janë ngritur skela në Durrës (Dyrrah), Ulqin, Tivar, Vlorë (Aulonë), Apoloni, Sarandë (Onhezmi) etj. Gjatë shekujve VII-XII Durrësi ishte skela kryesore në P të Perandorisë Bizantine. Në periudhën e principatave arbre u ngritën skela të vogla kryesisht në grykat e lumenjve në Shirgj, (Bunë), Shëngjin, Shufada (Mat), Rodon, Bashtovë (Shkumbin), Pirg (Seman), Spinaricë. Por gjatë pushtimlt osman u frenua zhvillimi i tyre. Shpallja e Pavarësisë e gjeti vendin pa ndërtime të vërteta portuale, me disa skela të vogla si në Durrës, Vlorë etj. Gjatë viteve 1928-1934 u ndërtua P. D. i Durrësit dhe pontile druri në Sarandë, Vlorë e Shëngjin, të cilat u shkatërruan nga pushtuesit gjatë Luftës II Botërore.

Pas Çlirimit, deri më 1952 u rindërtua P. D. i Durrësit dhe u ndërtuan kalata e pontile betoni në portet e tjera. Sot P. D. në Durrës, Vlorë, Sarandë e Shëngjin janë ndërmarrje më vete në varësi të Ministrisë së Komunikacioneve.

Porti aetar i Durrësit «Enver Hoxha» (shih) është porti kryesor i vendit. P.D. i sotëm i Vlorës ka një pontil me gjatësi përpunuese 220 m dhe një kalatë 100 m e vënë në shfrytëzim me 1981. Përpunohen anije deri në 5000 tonë dhe _ kryesisht për mallra si bitum, çimento, kripë etj. Në gjirin e këtij porti është ndërtuar edha një pikë për ngarkimin e anijeve benzinëmbajtëse. P. D. i Sarandës ka dy kalata e një pontil me gjatësi 80 m, ku ngarkohet kryesisht lëndë druri, shqeme etj. Me zhvillimin e mëtejshëm të transportit detar është në ndërtim e sipër P. D. i ri i Vlorës me aftësi_ përpunuese deri më 3 milionë tonë mallra në vit. Gjatë bregdetit të Jonit janë ndërtuar kalata e pontile në gjirin e Spilesë (Himarë) dhe në Sasaj (Lukovë), kryesisht për transportin e agrumeve. Shkalla e mekanizimit të tërë punimeve në P. D. më 1980 ishte 82% dhe në fund të v. 1985 ao të arrijë 92-97%.

(R.Se.—L.Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Portet Detare


[cite]