PORTRETI
✤ Gjini e pikturës që ka si objekt përfytyrimin e një njeriu real, kryesisht të fytyrës së tij. Për periudhën e artit të lashtë në truallin shqiptar, dëshmi e rrallë e P. mund të quhet Mozaiku i Durrësit me portretin e një gruaje (shih). I rrallë është P. edhe në mesjetën e hershme. Një panel i mozaikut të bazilikës së Mesaplikut (Vlorë) me mbishkrimin «Aparkeas» (shek. VI) paraqet profilin e një burri me tipare të individualizuara. P. ndeshet si paraqitje e ktitorëve, figurave perandorake ose sundimtarëve feudalë në ansamblet e pikturave murore të kishave mesjetare. Përgjithësisht me pamje ballore, me poza solemne e hieratikë, ata janë të individualizuar dhe përbëjnë edhe dokumente me vlera historike («Kostandin Paleologu me të afërmit e tij», Shën Mëri e Manastirit të Apolonisë 1261-1328; «Cezar Novaku dhe gruaja e tij Kalie», Shën Mëri e Maligradit Prespë, 1369). Në pikturën pasbizantine të shekujve të parë të pushtimit osman nuk gjejmë P. Më vonë, së bashku me elementët realistë në pikturën fetare të shek. XVIII trajtohet edhe P. Ndeshen figura përfaqësuese të borgjezisë tregtare (Haxhi Jorgji, i kishës së Shën Kollit nga D. Selenica, 1726), figura të shquara të historisë së Shqipërisë (Karl Topia, miniaturë në ikonën e Shën Gjon Vladimirit, nga K. Shpataraku, 1731).
Zhvillim mori P. në pikturën e Rilindjes Kombëtare. Vend të rëndësishëm zë figura e Skënderbeut (J. Panariti, «Skënderbeu», 1883). Me realizëm dhe thellim në psikologji pasqyrohet njeriu i shtresave të mesme qytetare ose i inteligjencies së kohës në vepra që shquajnë për vlerat artistike (K. Idromeno, «Motra Tone» 1883; N.Martini, «Doktor Prela» 1916), por edhe fshatari i thjeshtë. Piktura e viteve të Pavarësisë e thellon karakterizimin shoqëror dhe psikologjinë e personit në P. disa herë duke zbuluar në mënyrë prekëse edhe gjendjen e vuajtur të njerëzve të thjeshtë të popullit (A. Kushi, «Bariu me shkop» 1933; Z. Kolombi «Gjyshja e inxhinierit» 1937) të trajtuar edhe me një kolorit shprehës.
Pas Çlirimit në pikturën e realizmit socialist objekt i P. është njeriu i thjeshtë i popullit, i trajtuar në fillim në mënyrë realiste përshkniese (N. Zajmi, «Gruaja labe» 1955). Gjithnjë e më shumë P. pasqyron njeriun e kohës, punëtorin, fshatarin, luftëtarin, komunistin, zbulon vetitë e tij të reja socialiste e revolucionare (Z. Shoshi: «Torr nitorja» 1969; S. Shijaku, «Kooperativistja nga Divjaka» etj.). P. e zgjeron përfytyrimin artistik duke dhënë edhe mjedisin ku jeton e vepron i portretuari, duke u thelluar në psikologjinë e karakterin e tij të gjallë e aktiv dhe duke përdorur një kolorit të larmë e më shpreliës të kësaj psikologjie. Zhviliohet shxlmë P. historik që pasqyron figurat e shquara të së kaluarës, patriotët apo luftëtarët partizanë (A. Zajmi «Heroi i popullit Mustafa Matohiti» etj.) Ndërmjet tyre vend të rëndësishëm zënë P. e sh. Enver Hoxha përgjithësisht epike, që përmes pasqyrimit të trajtave dalluese të fizionomisë japin forcën e karakterit, thellësinë e mendimit duke shprehur edhe dashurinë e popullit për udhëheqësin e tij të dashur e të shtrenjtë.
(A.Ku.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Portreti