POSTENANI
✤ Fshat në rrethin e Kolonjës (J), në VL të malit te Postenanit. Bën pjesë në fshatin e bashkuar heskovik (shih). Është qendër banimi e vjetër. Në burimet e shkruara përmendet në shek. XV. Ruhen banesa guri me vlera arkitekture, Ura e P. me hark është monument kulture, (shek. XVIII). P. është vendlindja e një vargu rilindësish: Jani Vreto, Thanas Sina, vëllezërit Stefan e Nikolla Ikonomi, Stefan Pellazgu, Cile VretoeVasilNdreko. Këshilli NÇungrit më 1 Janar 1942. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Bën pjesë në koop. e bashkuar Leskovik. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe rritjen e bagëtive të imëta. Ka shkollë të eiklit të ulët, vatër kulture, muze, ambulancë, njësi tregtare e komunale. Në lindje të P. gjenden banjat termale për mjekimin e disa sëmundjeve.
✤ Mal në kufirin midis rrethit të Përmetit dhe Kolonjës me lartësi 1559 m. ‘Është i ndërtuar prej gëlqerorëve e flishit të paleogjenit, që përbëjnë një kreshtë monoklinale, e cila ndahet nga mali i Melesinit prej grykës së Pagomenit. Relievi, me forma të shumta karstike është i thyer dhe me kontraste të mëdha. Shpati L është i pjerrët, kurse ai P. bie butë në luginën e Vjosës. Bimësia përfaqësohet nga lisi, panja, frashëri, qershia e egër dhe më rrallë nga bredhi. Ka kullota të pasura verore. (N.M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Postenani
[cite]