POZIO MARIGO
✤ (1878-1932). Veprimtare e lëvizjes për çlirimin kombëtar dhe përparimin shoqëror. Lindi në Hoçisht të Korçës. Më 1904 u vendos në Vlorë. Punoi për përhapjen e mbajtjen eshkollave shqipe, për zhvillimin e ndërgjegjes kombëtare dhe për emancipimin e gruas. Shtëpia e saj ka qenë strehë e luftëtarëve të lirisë. Anëtare e klubit «Labëria» më 1903, mori pjesë në organizimin e orkestrës së klubit ku u aktivizuan edhe dy vajzat e saj. U dallua për fjalimet me frymë patriotike përpara popullit dhe për artikujt e botuar në organet e shtypit shqiptar të mërgimit. Me duart e saj qëndisi flamurin që u ngrit ditën e Shpalljes së Pavarësisë dhe në shtëpinë e saj u shumëfishuan flamurët e tjerë që zbukuruan dritaret e shtëpive dhe qytetin. U vu në krye të Komisionit për mbledhjen e ndihmave për luftëtarët e plagosur dhe për muhaxhirët e krahinave jugore të pushtuara nga trupat greke më 1914. Më 1921 drejtoi gazetën
«Shpresa kombëtarex, ku botoi artikuj për emancipimin e gruas. Vdiq në Tiranë, në varfëri e lënë në harresë nga regjimi :i A. Zogut. (Ll.D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Pozio Marigo
[cite]