PRESIONI I GJAKUT

Kur zemra tkurret, ajo shtyn gjakun në arteriet me njëfarë presioni. Në këtë rast, arteriet, meqë janë elastike, shtrihen dhe pastaj tkurren. duke e shtyrë edhe ato gjakun pa ndërprerje drejt organizmit. Pra, gjaku rrjedh nëpër arteriet me një farë presioni.

Presioni i gjakut ndryshon te njeriu në përshtatje me gjendjen e tij fizike e shpirtërore: kur punon ose qëndron në qetësi, kur është i qetë ose i shqetësuar. Zakonisht kur sforcohemi për të kryer ndonjë punë, kur jemi, të zemëruar ose të emocionuar, presioni i gjakut është më i lartë.

Presioni i gjakut mund të rritet përkohësisht ose përgjithmonë edhe gjatë disa sëmundjeve. Në këtë rast themi se njeriu ka tension të lartë ose hipertension. ‘Kjo është një sëmundje që kërkon kujdes të vazhdueshëm, sepse presioni i gjakut në ndonjë rast mund të arrijë në madhësi të tilla, sa të shkaktojë çarjen e ndonjë prej arterieve. Nëse kjo arterie ndodhet në ndonjë zonë delikate të organizmit, si p.sh. në kokë ose në zemër, shkakton dëme të rënda, ndoshta edhe vdekjen (hemorragji cerebrale, infarkt etj.).

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë duhet ta kontrollojnë atë në mënyrë sistematike. Tensioni i gjakut matet me disa aparate të posaçme, të pajisura me një tregues dhe me një jastëk, ‘që mjeku e pështjell rreth krahut të pacientit, pak sipër bërrylit.

Trupi — Ynë

[cite]