(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
1. Huazim nga greqishtja. Fjalë për fjalë do të thotë “epror”, jerark epror. Në disa gjuhë të Perëndimit u huajt përmes latinishtes “presbyter”. Eshtë, sipas Çabejt, rrënja e kryehershme e fjalës shqipe “prift”. Në shkrimet e krishtera përdoret kryesisht në shumës dhe ka kuptimin “pleqtë”. Në Besëlidhjen e Re “këshill i presbiterëve” është quajtur këshilli i apostujve, si këshill udhëheqës. Presbiteranizmi është rrymë kishtare e themeluar nga Kalvini. Kisha kalviniste ia njeh autoritetin e qeverisjes së kishës një grupi mikst të priftërinjve të lartë. Kisha kalviniste persbiteranie është polikratike. “Presbiter” është dhe term që emërton një vend të posaçëm në Kishën e sotme amerikane, që përfshin altarin dhe është i rezervuar vetëm për priftin. Prej këndej edhe:“The Presbyteran Church of America” – Kisha presbiterane e Amerikës. Ka kuptimin “prift”, fjalë që ka hyrë në leksikun e shqipes prej të njëjtit burim qysh në periudhën ilire. 2. Prift në shërbim të ushtrisë.
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë