PREVALI
✤ (Praevalitania). Provincë e krijuar në fund të shek. III si pjesë e prefekturës së Ilirikut (shih). Pas reformës administrative e ushtarake të Dioklecianit P. kishte si kufi në V gjirin e Kotorrit dhe në J 1. e Matit; përfshinte Dalmacinë e J, Malin e Zi të sotëm dhe Shqipërinë V. Kryeqendër ishte Skodra. P. përmendet si provincë deri në shek. VI.

(F.D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Prevali


[cite]