PREVEZA SABRI
✤ (1362-1929). Atdhetar e luftëtar për çlirimin kombëtar të vendit nga sunduesit osmanë. Nga viti 1890 punoi për përhapjen e shkrimit shqip në Shqipërinë e Jugut. Mbante lidhje me shoqëritë patriotike të Bukureshtit prej nga merrte librat shqipe. Nga viti 1897 filloi të bashkëpunonte me shkrimet e tij në organet e shtypit shqiptar. Nëpërmjet Prevezës shpërndante gazetat e librat shqipe. U aktivizua në kryengritjet çlirimtare antiosmane të viteve 1911-1912. Më 1925, i ndjekur nga organet shtetërore greke, u largua nga Preveza dhe u vendos në Sarandë, ku vdiq.
(I.H.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Preveza Sabri
[cite]