PREZA
✤ Fshat në rrethin e Tiranës (VP), në kreshtën e kodrave në të majtë të rrugës Vorë-Fushë-Krujë. Qendra e fshatit të bashkuar që përfshin dhe fshatrat: Ahmetaq, Fushë-Prezë dhe Palaq, është në Ahmetaq, popullsia gjithsej 4305 banorë. Është qendër banimi e vjetër. Kalaja e P. në pikën më të lartë mbi fshat, është e shek. XV (sot monument kulture). Këshilli NÇ u ngrit në maj 1943 dhe në qershor 1943 u formua çeta partizane e Prezës. Në P. janë zhvilluar aksione e beteja të shumta kundër pushtuesve në periudhën qershor-tetor 1944. U çlirua më 18.11.1944. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1959. Më 1971 u kthye në KTL. Ka drejtim kryesor të ekonomisë drithërat e bukës, perimet, frutikulturën dhe ullinjtë. P. ka shkollë të mesme bujqësore, muze shtëpinë e lindjes të Heroit të Punës Socialiste Myrteza Kepit, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, shtëpi lindjeje, njësi tregtare dhe komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Preza


[cite]