PRINCIPATAT FEUDALE


PRINCIPATAT FEUDALE
✤ (shek. XlV-fiilimi i shek. XV). Tre formacione shtetërore të pavarura, me të cilat lidhen përpjekjet për bashkim politik të trevave shqiptare. U ngritën mbi zotërime territoriale të gjëra, duke përfshirë edhe qytete, në gjysmën e dytë të shek. XIV e qëndruan deri në çerekun e parë të shek. XV, në Shqipërinë e Veriut me qendër në Shkodër nga Balshajt, në Shqipërinë e Mesme me qendër Durrësin nga Topiajt dhe në krahinat jugore me qendër Artën nga Shpatajt.

Krijimi i P. F. qe rezultat i zhvillimit të marrëdhënieve feuaale që njohën trojet shqiptare në fillim të shek. XIV. Shtrirja e gjërë që mori prona feudale, krijimi i ekonomisë domeniale në gjirin e saj, rritja e ndjeshme e prodhimit feudal që përmirësoi e zgjeroi në qytet strukturën e mallrave dhe e shtoi numrin e qyteteve-tregje të reja në derdhje të iumenjve kryesorë, çuan në forcimin e lidhjeve të ndryshme të vendit. Sigurimi i këtyre lidhjeve që u bënë faktorë objektivë me rëndësi për jetën ekonomike të trojeve shqiptare, shtronte nevojën e bashkimit të tyre në plan politik.

Këto përpjekje i ndërmorën ata përfaqësues të klasës feudale shqiptare, pesha e të cilëve ndihej si në jetën ekonomike, ashtu dhe në atë politike, pasi i kishin zgjeruar zotërimet rreth këtyre qyteteve tregje me peshë ndërkrahinore. Ata mundën të shfrytëzonin rrethanat e favorshme politike që u krijuan për trojet shqiptare në fillimin e shek. XIV me dobësimin e Perandorisë së Bizantit, me rënien e presionit të saj dhe me shembjen e Perandorisë Serbe pas vdekjes së Stefan Dushanit. Rruga drejt P. F. u përvijua në kushtet e anarkisë feudale, mes konflikteve midis feudalëve, të cilat përfunduan me njohjen e vasalitetit të më të fuqishmit, me lidhje martesore, në bazën e të cilave qëndronte interesi i tyre për një pushtet të fortë që t’i siguronte nga rreziqet e jashtme dhe nga revoltat e fshatarëve ose qyteteve. Rezultat i këtij zhvillimi qe bashkimi i trojeve shqiptare në formacione territoriale-politike më të mëdha. Principata e Balshajve arriti të bashkonte për herë të parë nën një sundim një pjesë të madhe të trojeve që nga Tivari në Prizren, Vlorë e Berat. P. F. ecën në rrugën e forcimit të tyre deri në mesin e viteve 80 të shek. XIV, por me sulmet e para osmane mbi trojet e tyre ato pësuan tronditje e çarje të brendshme, të eilave iu shtua edhe veprimi i tendencave separatiste të feudalëve të veçantë. Një ndikim shpërbërës ushtroi edhe ndërhyrja e Venedikut, i cili duke përfituar nga këto rrethana vendosi sundimin e vet në Durrës (1392), Lezhë (1393) Shkodër e Drisht (1396).

(P. B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Principatat Feudale


[cite]