PRISHTA
✤ Fshat në rrethin e Skraparit. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Grepckë (shih). Në L të P. është kalaja e P., qendër qytetare ilire e fortifikuar. Gërmimet arkeologjike janë bërë më 1972. Në kohën antike kontrollonte rrugën që lidhte luginën e Apsit (Osumit) me atë të Aosit (Vjosës) përmes 1. të Dishnicës. Në gjysmën e dytë të shek. IV p.e.r. u rrethua me një mur me blloqe katërkëndëshe, të përforcuar me kulla dhe u bë qendra më e rëndësishme qytetare e luginës së mesme të Apsit. U shkatërrua gjatë luftërave ilire-romake e u ribanua vetëm në periudhën e vonë antike, në shek. IV-VI e.r. Banorët e P. kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Sot bën pjesë në koop. e bashkuar dhe ka drejtim kryesor pemëtarinë, Triten sidomos mollët e rrushi. P. ka shkollë 8-vjeçare, muze, vatër kulture, pika të shërbimit tregtar.
(N.C.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Prishta
[cite]