PRIZRENI


PRIZRENI
✤ Qytet, qendër e komunës me të njëjtin emër në KSA të Kosovës (shih). Qyteti shtrihet në pjesën jugore të Rrafshit të Dukagjinit, në rrugën që lidhte më parë bregdetin verior të Shqipërisë dhe qendrat e tij qytetaro-tregtare me rajonet e brendshme të Kosovës. Sipas regjistrimit të vitit 1981 Komuna kishte 134.600 banorë, nga të cilët 93.900 (rreth 70 për qind) shqiptarë. Të dhënat arkeologjike dëshmojnë për ekzistencën e një jete aktive në territorin e P. të sotëm qysh lië antikitet, kur njihej me emrin Theranda e në këtë trevë banonte një popullsi ilire, dardanët. Në shek. XI njihet si qendër e rëndësishme qvtetare. Më 1019 përmendet si seli e një ipeshkvie të Perandorisë Bizantine. Gjatë sundimit serb (shek. XII-XIV) u vendosën në këtë trevë pjesëtarë të popullsisë sllave. Në kohën e sundimit të mhrstërve Dushan dhe Urosh P. qe herë pas here selia e mbretërive të tyre.

Pas pushtimit turk (1455) P. ndonëse humbi përkohësisht rëndësinë e tij, u bë përsëri qendër e fuqishme ekonomike, kulturore dhe administra..tive (qendër sanxhaku dhe vilajeti). Në shek. XIX P. ishte qendra e dytë më e rëndësishme ekonomiko-tregtare e trojeve shqiptare me rreth 1500 clyqane në funcl të kësaj periudhe. Sipas vjetarit turk të vitit 1874 qyteti kishte 44.000 banorë, nga të cilët mbi 35.000 shqiptarë myslimanë.

P. zë një vend të veçantë në historinë e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, u bë kryeqendra e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (shih), që u themelua më 10 qershor 1878. Në P. pati selinë e vet edhe Qeveria e Përkohshme Shqiptare (1881) e kryesuar nga Ymer Prizreni.

Vendosja e sundimit serbo-malazez më 1913 i solli dëm të madh qytetit dhe popullsisë së tij. Vendosja e familjeve të kolonistëve sllavë në tokat e grabitura shqiptarëve dhe shpërngulja me dhunë e këtyre në Turqi e rëndoi edhe më shumë gjendjen e popullsisë shqiptare në këtë trevë.

Gjatë Luftës II Botërore banorët e Prizrenit dhe rrethit të tij u përfshinë në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në qytet u organizuan demonstrata antifashiste më 28 nëntor 1941, 1942 etj. P. u çlirua më 17 nëntor 1944 nga Brigada V dhe XVIII Sulmuese të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare dhe nga Brigada IV Kosovare. Pas Luftës, deri më 1947, P. ishte qendra e Qarkut Autonom të Kosovës. Megjithatë nuk pati ndonjë zhvillim të ndjeshëm. Edhe më pas ishte një nga rrethet më të prapambetura në gjithë Jugosllavinë. Në fillim të viteve 50-të deri në mesin e viteve 60-të P. dhe fshatrat përreth u goditën, veçanërisht rëndë nga politika serbomadhe e shpërnguljes. me dhunë të shqiptarëve në Turqi. Sipas disa të dhënave, numri i familjeve prizrenase të shpërngulura në Turqi arrin në mbi 3200. Në P. janë ndërtuar disa objekte industriale, kryesisht të ind. së lehtë tekstile, ushqimore etj. Numri i të papunëve të regjistruar zyrtarisht më 1984 arrinte në 7200 veta. Ivlë 1975 nga Komuna e P. kishte 4500 veta me punë jashtë Jugosllavisë Në P. funksionon Shkolla e Lartë Pedagogjike.

Ndër monumentet arkitekturore janë kalaja e P. në trajtë trekëndëshi e periudhës së hershme bizantine, e vendosur mbi kodrën në të majtë të Bistricës, kishat e Levishkës, e Shën Spasit dhe e Shën Arakangjelit të shek. XIII-XIV, xhamia e Mehmet Pashës (1549) me një minare mjaft të hollë me gurë të gdhendur, xhamia e Sinan Pashës (filiimi i shek. XVII) me minare shumëkëndëshe, me mjaft zbukurime të brendshme e sidomos me një ndarje të sallës kryesore në dy hapësira, që përbën një rast të veçantë në arkitekturën islamike etj.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Prizreni

[cite]