PROGONATI NIMETE


PROGONATI NIMETE
✤ (1929-1944). Pioniere, partizane trime dhe e vendosur, Heroinë e Popullit. Lindi në Luzat të Tepelenës. Shkelmoi zakonin prapanik të fejesës me shkuesi dhe pa mbushur katërmbëdhjetë vjet shkoi vullnetare në Brigadën V S të UNÇSH (1944). Mori pjesë në shumë luftime që zhvilloi Brigada nga Çajupi gjer në Mat. U dallua si luftëtare e vijës së parë dhe si propagandiste e mësimeve të Partisë në masat e fshatarëve. Ra heroikisht në luftë kundër nazistëve gjermanë dhe forcave mercenare në Sinjë të Dibrës, më 26.7.1944.

(F.La.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Progonati Nimete


[cite]