Propaganda Fide

Propaganda Fide Propaganda Fide:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Përhapja e besimit. Emër i njohur ndërkombëtar i një zyre të posaçme të Selisë së Shenjtë, detyra e së cilës ishte të njihej paraprakisht me shkrimet teologjike dhe të lejonte ose ndalonte shtypjen dhe përhapjen e tyre. Propaganda Fide është njohur për një kohë, veçanërisht gjatë inkuizicionit, si institucion censure. Detyra e Propaganda Fide-s ishte, gjithashtu, të përgatiste botime, qarkore, udhëzime për shpjegimin doktrinar të çështjeve teologjike dhe edukimin strikt të besimtarëve.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Propaganda Fide" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/propaganda-fide