PROTOKOLLI I FSHEHTË DALMACO—KËLCYRA
✤ Dokument që u nënshkrua në Tiranë më 15 mars 1943 nga Ali Këlcyra e Nuredin Vlora në emër të
KQ të Ballit Kombëtar dhe nga gjenerali Renco Dalmaco, në emër.të Komandës Eprore të trupave pushtuese italiane në Shqipëri. Me anë të tij Balli Kombëtar zotohej të siguronte, duke marrë çdo përgjegjësi, se «asnjë lëvizje kryengritëse me karakter të përgjithshëm nuk do të ngjajë në Shqipërinë Jugore…», të përdorte «gjithë ndikimin për të ndaluar sulmet dhe aktet e sabotimit që mund të kryheshin eventualisht nga elementë armiq»; të zhvillonte «propagandën e duhur për të ndaluar dezertimet e reja të ushtarakëve, për të inkurajuar rekrutime të reja në ushtri dhe për të siguruar që dezertorët të kthehen sa më shpejt ndër repartet operative». Me nënshkrimin e këtij dokumenti krerët e B. K. u zhytën më tej në rrugën e bashkëpunimit e të bashkërendimit të veprimeve me pushtuesin italian kundër Lëvizjes ANÇ të popullit shqiptar.
(S.O.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Protokolli I Fshehtë Dalmaco—Këlcyra