PROTOKOLLI I KORFUZIT
✤ (1914). Akt që Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit nënshkroi me qeverinë greke, në emër të qeverisë së V. Vidit (shih). Ishte një lëshim që i bëhej, në marrëveshje midis Fuqive, politikës shoviniste greke, e cila nëpërmjet së ashtuquajturës «Lëvizje autonomiste vorioepirote» synonte të pengonte zbrazjen nga ushtritë greke të Shqipërisë së Jugut të parashikuar në Protokollin e Firences (slhh) të dhietqrit 1913 dhe aneksimin më vonë të këtyre krahinave. Sipas P. të K. vendosej një pozitë e veçantë e krahinave të Jugut duke u njohur atyre njëlloj autonomie që përfshinte si pika kryesore: një administratë më vete si dhe një xhandarmëri lokale që do të vepronte vetëm në krahinat jugore. Njihej greqishtja si gjuhë e vetme fetare e komuniteteve ortodokse, ndërsa në shkolla, në organet shtetërore e gjyqësore greqishtja do të ishte e barabartë me gjuhën shqipe. P. i K. që iu imponua qeverisë shqiptare nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit shkelte rëndë s’ovranitetin e shtetit shqiptar, duke krijuar njëlloj autoriteti të veçantë brenda tij. P. i K. nuk u realizua në sajë të qëndresës e të luftës çlirimtare të popullit shqiptar. (A.Pu.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Protokolli I Korfuzit
[cite]