PROTOKOLLI SHQIPTARO—GREK I KAPSHTICËS


PROTOKOLLI SHQIPTARO—GREK I KAPSHTICËS
✤ (28.5.1929). Marrëveshje për mënjanimin e një lufte të armatosur midis Shqipërisë dhe Greqisë. U nënshkrua në fshatin kufitar Kapshticë, në lindje të Devollit, në kushtet kur aeveria greke, me pëlqimin e qeverisë së Parisit, kishte bërë gati në kufi ushtrinë e saj për t’i zënë vendin ushtrisë franceze që po largohej nga Korça. Ky veprim ndeshi në kundërshtimin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, e cila prej 26 majit e kishte bashkuar administrativisht kra’hinën e Korçës me pjesën tjetër të vendit nën qeverinë kombëtare . të Tiranës dhe ishte e vendosur të kundërshtonte çdo pushtim të saj. Me P. Sh-G të K. pala greke zotohej të ndalonte ushtrinë e saj të kalonte kufirin shqiptar, kurse pala shqiptare të mos merrte masa kundër kishave e shkollave greke dhe elementëve grekomanë. Përcaktohej edhe një vijë demarkacioni, e cila nuk duhej të shkelej nga forcat e asnjërës palë. P. Sh-G i K. kishte karakter të përkohshëm. Palët nënshkraese kishin parashikuar zëvendësimin e tij, ose nga vendimet që do të merrte Konferenca e Paqes për të ardhmen e Shqipërisë së Jugut, ose nga një marrëveshje e re midis qeverisë greke dhe shqiptare. Pas fitores së Luftës së Vlorës, Qeveria shqiptare e quajti P. Sh-G të K. si të paqenë.

(M.Ç.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Protokolli Shqiptaro—Grek I Kapshticës


[cite]