PSARI
✤ Fshat në rrethin e Kolonjës, në V të Ersekës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Bejkovë e Starje, popullsia gjithsej 980 banorë. Pranë P. është gërmuar një tumë ilire e shek. VIII-VII p.e.r. Këshilli NÇ u ngrit në 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. Është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër formuar më 1970. Ka drejtim kryesor të ekonomisë prodhimin e drithërave dhe biegtorinë. P. ka shkollë të ciklit të ulët, vatër kulture, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Psari


[cite]