PROVOKACIONET E GUSHTIT 1949
✤ Sulme provokuese që ndërmorën monarkofashistët grekë kundër RP të Shqipërisë, në kohën kur në Greqi zhvillohej lufta civile, nën pretekstin se gjoja Shqipëria u jepte ndihma forcave demokratike greke. Më 2 gusht 1949 në orën 5°° tri batalione greke të mbështetura nga artileria dhe aviacioni sulmuan befasisht territorin e Republikës Popullore të Shqipërisë në sektorin e Bozhigradit, piramida 54-55 me një front prej 700-800 metra gjerësi, hynë rreth 300-400 metra në thellësi të tokës shqiptare dhe qëlluan me artileri fshatin Vihodovë, ku posta e kufirit bëri një qëndresë heroike (shih: Posta e Vidohovës).. Pas 5 orë luftimesh të ashpra, forcat e kufirit të Republikës Popullore të Shqipërisë zmbrapsën armikun deri në kufi dhe rivendosën gjendjen e mëparshme. Forcat monarkofashiste greke vazhduan provokacionet ushtarake kundër vendit tonë gjatë gjithë muajit gusht deri më 5 shtator 1949 në sektorin e Bozhigradit, Leskovikut, Bilishtit, Kapshticës, Konispolit etj., duke shkaktuar mjaft dëme në njerëz e materiale, por sulmet e tyre u zmbrapsën gjithnjë nga forcat shqiptare të kufirit dhe pësuan dështim të plotë.
(Mi.Ka.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Provokacionet E Gushtit 1949
[cite]