(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
Emri i qytetit të Beratit si qendër ipeshkvnore në periudhën e krishtërimit të hershëm. Në antikitet quhej “Antipatrea”. Disa studiues emrin mesjetar të këtij qyteti, në krye të herës Belegrad (gr. Velegradon), e kanë shpjeguar si një kalk në sllavisht të rrënjës së ilirishtes “parthin”, me kuptimin “i bardhë”, si kuptimdhënëse e gjithë kompozitës, “qytet i bardhë”. Në “Notitiae episcopatum ecclesiae Constatinopolitane” gjendet emërtimi “Polucairepolews” (nr. 623), i tejshkruar gabimisht me alfabetin latin në formën “Poliheretopolis” (transliterim më i saktë do të ishte “Poluherepoleos” (Monumenta montenegrina”, I, s. 41, Podgorica, 2001). Del edhe në formën “Pulcheriopolis”. Ishte qendër mitropolie qysh në shekullin e 4-t.
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë