PUSHTETI USHTAEAK I PRAPAVIJAVE
✤ Përfaqësohej nga komanda ushtarake partizane e UNÇSH në zonat e çliruara. P. U. i P. u ngrit sipas vendimit të _Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH të gushtit i943 në zonat e çliruara dhe përbëhej nga komandat e qarqeve, komandat e vendit dhe rojat partizane vullnetare fshatare. P. U. i P. kishte për detyrë të mobilizonte popullin dhe aftësitë morale e materiale të prapavijës për forcimin e Luftës ANÇ e të UNÇ; të realizonte bashkëveprimin e ngushtë të pushtetit ushtarak e civil dhe të mbronte pushtetin e ri të këshillave NÇ; të organizonte mbledhjen e të dhënave për zbulimin e forcave e të lëvizjeve të armikut, për kapjen e dënimin e spiunëve, sabotatorëve, dhe kriminelëve, të udhëhiqte punëtoritë, depot e spitalet partizane; të kujdesej për të forcuar unitetin e popullit, për pajtimin e gjaqeve, zgjidhjen e armiqësive e të padrejtësive, ruajtjen e rregullit e të qetësisë publike; të siguronte zbatimin e vendimeve të organeve të pushtetit NÇ dhe të gjykatave partizane. Pas Çlirimit të vendit, P. U. i P. u zëvëndësua nga repartet e Mbrojtjes Popullore e të Policisë Popuilore (shih).
(Dh. J.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Pushteti Ushtaeak I Prapavijave
[cite]