PUSHTIMI USHTARAK NAZIST GJERMAN


PUSHTIMI USHTARAK NAZIST GJERMAN
✤ (1943-1944). Pas kapituliimit të Italisë fashiste, agresorët gjermanë ndërmorën agresionin ushtarak kundër Shqipërisë. Në qendrat kryesore të vendit, gjatë bregdetit shqiptar dhe vijave kryesore të komunikacionit u vendosën trupa naziste gjermane të Korpusit XXI si dhe reparte të Korpusit XXII. Në tetor 1943 trupat naziste të pushtimit arrinin në 57 mijë vetë. Kryekomandant i këtyre trupave në fillim ishte gjenerali Fen (Fehn), kurse gjeneral i plotfuqishëm u eafetua gjenerali Gaib. Nazistët gjermanë vendosën në Shqipëri një regjim pushtimi edhe më të egër se fashistët italianë. Qëllimi i tyre ishte në radhë të parë të likuidonin Lëvizjen Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, të siguronin në Shqipëri forca për t’i hedhur në frontet e luftës së Gjermanisë, të grabisnin pasuritë e vendit, sidomos mineralet, për nevojat e makinës iuftarake hitleriane. Për të mashtruar popullin shqiptar dhe ta bindnin atë që të hiqte dorë nga lufta çlirimtare, hitlerianët me demagogji u përpoqën të krijonin përshtypjen e rreme se respektonin pavarësinë e Shqipërisë, se nuk kishin ardhur në Shqipëri si pushtues por si «miq», etj. Kur panë se me demagogji nuk e larguan aot popullin shqiptar nga lufta çlirimtare, ata, duke aktivizuar edhe qeverinë kuislinge dhe gjithë reaksionin e brendshëm, u përpoqën që ta shkatërronin Lëvizjen Nacionalçlirimtare me hekur dhe me zjarr. Populli shqiptar i udhëhequr nga PKSH luftoi me të gjitha forcat kundër pushtuesve të rinj gjermanë dhe bashkëpunëtorëve të tyre deri në çlirimin e plotë të atdheut dhe vendosien e pushtetit popullor.

(L. Shi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pushtimi Ushtarak Nazist Gjerman


[cite]