PYJET
✤ Tërësia e drurëve dhe e shkurreve qa mbulojnë një sipërfaqe të gjërë trualli e që përbëjnë një bashkësi jetese komplekse (biogjeocenozë). Në Shqipëri P. janë të përhapur nga bregu i detit aeri në zonat kodrinore-malore (deri në lartësinë 2000-2200 m) kryesisht në Veri,~në Shqipërinë e Mesme dhe pak në Jug. Sipërfaqjaepërgjithshmeme P. sot është rreth 1 xnilion ha. Në P. rriten rreth 330 lloje drurësh prej të cilave dushqet zënë afërsisht 26%, ahu .14%, pisha 10% dhe më pak se nga 1% bredhi, akacia, plepi, gështenja, arra. Rreth 25% e zënë shkurret dhe lloje të tjera. Në shekujt e kaluar sipërfaqet e pyllëzuara kanë qenë shumë më të mëdha. Lëndë druri për ndërtimin e anijeve dhe për nevoja të tjera eksportoheshin nga vendi si në periudhën e lashtë, ashtu dhe gjatë rnesjetës. Por shkatërrimet nga luftërat e pushtuesve të huaj dhe nga shfrytëzimi grabitqar e pakësuan gjaië kohës sipërfaqen e pyjeve, sidomos pranë rra~ gëve të komunikimit dhe rreth qendrave të banuara. Para Çlirimit P. ishin në pjesën më të madhe prona të çifligarëve e të bejlerëve dhe shfrytëzoheshin pa kritere teknike. Regjimi i A. Zogut lejoi shoqëritë e huaja gjithashtu të shfrytëzonin P. e vendit. Pas Çlirimit P. u bënë pronë shtetërore dhe filluan të mbarështrohen, të shfrytëzohen e të shtohen sipas kritereve teknike e shkencore. Sot P. janë një degë e rëndësishme e ekonomisë socialiste, që jep lëndë punimi e dra zjarri, qindra tonë rrëshirë, fruta, fara e gjethe, prej të cilave nxirren esenca tanifere dhe eterikai Në kushtet e Shqipërisë me truall të thyer malor e me klimë të paqëndrueshme, P. janë një element i rëndësishëm që i shërbejnë mbrojtjes së tokës nga gërryerjet, pakësimit të shpejtësisë së erërave, ruajtjes së ekuilibrit natyror, shëndetit të popullsisë dhe që ndikojnë për rritjen e rendimentit të kulturave bujqësore. Vendet e pyllëzuara janë mjedise me vlera për pushim, për turizëm, për gjueti, prandaj në disa krahina të Shqipërisë janë caktuar parqe kombëtare e rezen/ate gjuetie. Me mbrojtjen, administrimin, shtimin e përmirësimin e pyjeve dhe të kafshëve e të shpendëve të egra si dhe me zhvillimin kompleks të ekonomisë pyjore merren ndërmarrjet pyjore. Ato janë ngritur mbi bazën e ish drejtorive e të zyrave të pyjeve që nga janari 1968. Sot ka ndërmarrje pyjore në çdo rreth. Për shtimin dhe shfrytëzimin e drejtë të P. janë marrë masa të gjithanshme dhe ka një legjislacion. Puna më e madhe përqëndrohet në pyllëzimet e ripyllëzimet si dhe në mbrojtjen e shtimin e kafshëve të egra. Çdo vit me aksione masive mbillen sipërfaqe të reja me drurë. Ndër studiuesit e pyjeve mund të përmenden Uia Mitrushi, Llazar Treska, Ilia Nako etj.

(B. Xh.—A. R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pyjet


[cite]