QAFA
✤ Fshat në rrethin e Elbasanit. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Shmil (shih). Banorët kanë qenë lidhur ngushtë me Luftën ANÇ. Në një kasolle të veçuar të Qafës në dhjetor 1942 është bërë mbledhja e KQ të Përkohshëm dhe ka funksionuar teknika e shtypit ilegal të KQ të PKSH e më vonë e Qarkorit të Elbasanit. Aty për disa kohë ka punuar sh. Enver Hoxha në një kasolle që sot është muze. Këshilli NÇ u ngrit në shtator 1943. Në 1966 u formua koop. e bashkuar me qendër në Q. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës, i duhanit dhe rritja e bagëtive të imëta. Q. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, qendër sanitare, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qafa


[cite]