QAMILI HAXHI
✤ (Qamil Zyber Xhameta, 1876-1915). Udhëheqësi kryesor i Kryengritjes Fshatare të Shqipërisë së Mesme të ‘ viteve 1914-1915 (shih). Lindi në fshatin Sharrë të • Tiranës, në një familje të mesme që kishte qenë në konflikt me bejlerët çifligarë të Tiranës. Gjatë Luftës I Ballkanike (1912-1913) H. Q. mori pjesë vullnetarisht në batalionin • e rezervistëve «Erzeni» dhe luftoi
mercenare të
këtij feudali u shpartalluan në Fushë-Krujë nga kryengritësit e komanduar nga H. Q. e Osman Picari. Me masat •që u morën nga kryengritësit u thellua karakteri antifeudal, agrar i lëvizjes fshatare dhe kryengritja u përhap nga Mati deri në Vlorë. Fshatarët kryengritës e zgjodhën H. Q. komandant të përgjithshëm, zgjodhën në krye të tyre «…njeriun më të besuar, më trimin, më të vendosurin, më të thjeshtin…» (Enver Hoxha, Vepra, vëll. 23, f. 141). H. Q. urdhëroi mospagimin e detyrimeve çifligare, filloi t’u shpërndante fshatarëve tokat e çifligarëve etj., duke vepruar në kundërshtim me krerët e moderuar të këshillave të kryengritësve. Përpjekjet e këtyre krerëve për të mënjanuai komandantët fshatarë, duke filluar. nga H. Q. ndeshën në kundërshtimin e rreptë dhe energjik fë reparteve të fshatarëve të armatosur. Kur filloi invazioni serb për të ndihmuar Esat Pashën të shtypte kryengritjen fshatare dhe për të realizuar synimet shoviniste të Beogradit, H. Q. u vu në krye të qëndresës fshatare për mbrojtjen e atdheut. Pas shtypjes së kësaj qëndrese, pushtuesit serbë dhe Esat pashë Toptani shpërthyen terrorin kundër fshatarëve revolucionarë, H. Q. e kapën dhe e varën në Durrës.
(G. Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Qamili Haxhi