QAFA E AGRIT
✤ Qafë në kufirin ndërmjet rrethit të Shkodrës dhe Tropojës, në lartësinë 1300, Lidh malësinë e Dukagjinit me të Nikaj-Mërturit dhe ndan majën e Agrenit në V (1602 m) nga ajo e Liqenit në J (1373 m). Ka prejardhje tektoniko-erozive në kontaktin midis rreshpeve e gëlqerorëve. Në të dyja anët është veshur me pyll ahu. Në këtë qafë në qershor 1910, kryengritësit e Shalës me Prel Tulin, Mehmet Shpendin e Marash Delinë gozhduan mbi 20 ditë dhe i detyruan të tërhiqen forcat turke të Shefqet Turgut Pashës.
(Gj. G.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Qafa E Agrit
[cite]