QEFULLI
✤ Peshk i familjes së qefujve (Mugilidae) dhe i gjinisë Mugil. Trupin e ka boshtor e të mbuluar me luspa të mëdha të ngjitura mirë, ka gojë të vogël, fundore pa dhëmbë ose me dhëmbë shumë të vegjël , dy pendë shpinore, të parën me rreze të forta gjembore, të dytën larg nga e para. Në detin Adriatik kjo familje paraqitet me 5 lloje: Q. i vërtetë, cumri ose gushtaku (M. cephalus L.), kokllani (M. ramada Rissa), veshfloriri (Liza aurata Risso), veshverdhi ose gastori (Liza saliens Risso), vioshi ose Q. i dimrit (Chelon labrosus Risso}. Q. shton në gusht në det në ujëra me kripshmëri 36-39% dhe hyn në ujërat e ëmbla për t’u ushqyer. Ushqehet kryesisht me alga, detrit bimor e jokërbishtorë që takohen në fundin e pellgut. Q. është peshk me rëndësi industriale. Peshkohet në dajlane me trata zalli, njica e rrjeta, kryesisht në vjeshtë e në dimër. Ka mish të shijshëm, haviari i gushtakut vlerësohet shumë e konsumohet i thatë (putarga). Rritet shpejt dhe ka aftësi të përshtatet në ujëra me kripshmëri të ndryshme.

(N. R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qefulli


[cite]