QEPA
✤ (Allium cepa L.). Bimë dy e -trevjeçare a familjes zambakore Liliaceae, me kokë të nëndheshme (bulbë) të përbërë nga një kërcell shumë i shkurtër dhe nga luspa të ngjitura njëra me tjetrën që janë tulore, të lëngshme dhe të pasura me lëndë rezervë, në to ndodhen një ose dy sytha, nga të cilët formohen bimë të reja. Bulbi ka madhësi, trajtë dhe ngjyrë të ndryshme sipas kultivarit. Gjethet si gypa të gjelbër arrijnë 20-50 cm. 150-200 lule të bardha, bën fara të vogla, të zeza, të rradhosura. Q. është me prejardhje nga Azia Qendrore. Zonat kryesore të përhapjes në Shqipëri janë rrethet Përmet, Korçë, Pogradec, Shkodër, Peshkopi, Gjirokastër etj., sipas të cilave kanë marrë emrat Q. e vendit. Janë të njohura Q. e Përmetit, e Mirasit, e Dishnicës (rrethi Korçë), e Linit, e Tushemishtit (rrethi Pogradec), e Drishtit (rrethi Shkodër), e Peshkopisë eti. Për prodhim të njomë më e përhapur është Q. e bardhë e Sukthit. Mënyrat më të përhapura të kultivimit tek ne janë me qepujka dhe me fidane. Rezultate të mira ka dhënë edhe mbjellja drejtpërdrejt me farë (280 kv/ha në KTL të Dishnicës në rrethin e Korçës). Me agroteknikë të përparuar janë marrë 300-500 kv/ha (koop. bujqësore e Mirasit, Postrihës etj.). Q. përdoret gjerësisht në ushqimin e përditshëm, e freskët, e tharë, në gjellë, turshi etj. Ka vlera të larta ushqimore, është e pasur sidomos në karbohidrate, kripëra minerale, vitamina, fitoncide. Është përdorar dhe përdoret në mënyra të ndryshme nga mjekësia popullore.

(A. Ok.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qepa


[cite]