Perimet e familjes zambakore
QEPA është një perime më i kultivuar i gjinisë Allium.Ajo është bimë barishtore 2-vjeçare ose shumëvjeçare.Varietetet e sotme zakonisht rriten në një lartësi pej 15-45cm.Gjethet janë të gjelbërta dhe rriten të alternuara në xhufkë.Ato janë në formë tubi cilindrik ndryshe nga llojet e afërta si preshi dhe hudhra me një anë të sheshtë.Baza e çdo gjetheje është e rrafshët, zakonisht e bardhë që del nga një disk bazë.Nën këtë disk del një tufë fije rrënjësh të shkurtëra që ndodhen nën tokë.Me rritjen e qepës, rezervat e ushqimit fillojnë të grumbullohen në bazën e gjetheve dhe bulbi i qepës fillon e fryhet.Në vjeshtë gjethet thahen dhe cipa e jashtme e bulbit bëhet e thatë dhe e brishtë dhe kjo është koha kur qepa duhet shkulur.Nëse qepa nuk shkulet dhe mbahet në tokë gjatë dimrit, pika e rritjes në mes të bulbit fillon të zhvillohet në pranverë.Gjethet e reja shfaqen dhe një kercell i gjatë, i drejtë, rritet, në majë të të cilit zhvillohet një tufë lulesh.Tufa e luleve ka formën e një çadre sferike me lule të bardha të grumbulluara nga gjashtë në çdo grup.Farat janë të zeza me shkëlqim, prerja tërthore e të cilave është tre këndore.Hudhra është bimë barishtore njëvjeçare me kërcell e me gjethe si të preshit, që bën në tokë një kokë me thelpinj të bashkuar, që ka erë të fortë e të djeg dhe që përdoret si ushqim a si bimë mjekësore.Hudhra është një prej produkteve më të pasura me vitamina, karbohidrate dhe vitaminë C.Hudhra e thatë përmban rreth 58 % insulinë.Një kg hudhër jep 1300 kalori.Ajo është e pasur në kripëra të kalciumit, jodit e squfurit.Përdorimi i hudhrës ka vlera të pa krahasueshme në uljen e kolesterinës në gjak.Vlerat e hudhrës gjenden si në përdorimin e saj të njomë ashtu edhe të thatë. Reaksion neutral 6.8–7.5.Qepa ka kërkesa të vogla ndaj temperatures, temperatura minimale e mbirjes është 2-5˚C, ndërsa temperatura optimale 18–20˚C.Kërkesat më të mëdha për nxehtësi janë në fazën e formimit të bulbit kur temperatura optimale duhet të jetë rreth 22ºC, ndërsa minimalja 150C.Kërkesat më të mëdha për lagështi janë në fazën e mbirjes dhe deri në përfundimin e fazës së rritjes intensive të gjetheve.Kërkesat e qepës pp lëndë ushqyese janë të ndryshme varësisht nga fazat e rritjes dhe zhvillimit të saj.Në fazat e hershme kërkesat për lëndët ushqyese janë të vogla.Në fazën e rritjes intensive të gjetheve dhe formimit të bulbit, kërkesat janë më të larta.Në kohën kur fillon pjekja e bulbit, kërkesat për elemente ushqyese vijnë duke u zvogëluar.Gjatë prodhimit të qepëve përmes qepujkave sasitë orientuese të lëndëve ushqyese janë 100-120kg N, 80-100kg P2O5 dhe 120–140 K2O.Afatet e shpërndarjes së plehërave varen nga mënyra e prodhimit në dy afate kryesore: gjatë përgatitjes së tokës dhe gjatë plehërimit plotësues.Në prodhimin e qepës bëhet plehërimi me pleh të freskët shtalle, që mund të zgjatë vegjetacionin, ndërsa bulbat nuk zhvillohen mirë, ngelin më të buta dhe nuk mund të përgatiten mirë për ruajtjen e tyre gjatë dimrit.Megjithatë, në tokat e varfëra dhe në ato ku nuk është bërë plehërimi me plehra stalle për një kohë të gjatë mund të përdoret plehu organik, por me kusht që ai të jetë i dekompozuar sepse si i tillë do të ndikojë në ushqimin e bimëve, si dhe do të ketë ndikim mjaft pozitiv edhe në përmirësimin e strukturës së tokës.Qepa kultivohet në tri mënyra:qepujkave, me farë në fushë, me fidanë.Prodhimi i qepës me qepujka është mënyra kryesore e prodhimit të qepës.Kusht kryesor i prodhimit të suksesshëm të qepës me qepujka është cilësia e qepujkave të cilat prodhohen në vitin e parë.Për prodhimin e qepujkave duhet zgjedhur toka të lehta ranore me veti të mira fizike dhe të pastruara nga barojat e këqia.Parabimët më të mira për qepujka janë lakrat, spinaqi, kungullorët etj.Përgatitja e tokës për prodhimin e qepujkave duhet të jetë sa më cilësore.Në tokat mesatarisht të pasura me elemente ushqyese, vlerat orientuese të plehrave minerale në formë të materjeve aktive mund të jenë: 60–80kg N, 50–60kg P2O5 dhe 80 – 100 K2O/ha. Është me rëndësi që gjatë plehërimit të favorizohet formimi i qepujkave relativisht të vogla dhe me përmbajtje sa më të lartë të lëndës së thatë.Mbjellja e farës duhet bërë sa më herët që të jetë e mundur në pranverë në rreshta, në distancë 10–15cm.Pas çdo 5- 10 rreshta lihet një distancë e zbrazët rreth 50cm, me qëllim që bimëve t’u shërbehet më leht.Gjatë mbjelljes në mënyrë të mekanizuar nevojiten rreth 80–100kg farë/ha.Përgatitja e tokës fillon në vjeshtë me punimin themelor të tokës.Në pranverë, sa më herët që të jetë e mundur fillon përgatitja e tokës për mbjellje. Përgatitja cilësore e tokës është mjaft e rëndësishme për arritjen e bulbave të madhësisë uniforme dhe të padeformuar.Qepa në qarkullimin bimor zë vendin e dytë, do të thotë pas kulturave që plehërohen me pleh organik, siç është: domatja, speci, lakra etj.Nga ana tjetër qepa është parabimë e përshtatshme për shumë kultura të tjera perimoreMbjellja e qepujkave bëhet në pranverë sa më herët që të mund të përgatitet toka. Është e preferueshme që qepujkat të kenë madhësi 1 – 1,5 cm. Distancat e mbjelljes janë 20 – 30 cm ndërmjet rendeve dhe 8 – 10 cm ndrëmjet bimëve në rend. Sasia e qepujkave për mbjelljen e 1 ha është e ndryshme, varësisht nga madhë- sia e tyre dhe sillet nga 300 – 1000 kg/ha.Tek ujitja duhet pasur kujdes që pas formimit të bulbit të ndërpriten sepse ndikojnë në zgjatjen e vegjetacionit.Kultivimet ndërmjet rreshtave janë të preferuara me qëllim të mbajtjes së një regjimi të mirë ujë-ajër.Masat e përkujdesit gjatë vegjetacionit bazohen në shkriftimin e tokës midis rreshtave, heqjen e barërave të këqija, ujitje dhe mbrojtjen nga sëmundjet dhe dëmtuesit.Gjatë vegjetacionit kryhen 2-3 prashitje derisa sipërfaqja e të mos mbulohet nga gjethet e bimëve.Kultivimi i qepës me anë të mbjelljes së drejtpërdrejtë të farës në fushë është e përhapur.Është ekonomike dhe ka ërparësi në krahasim me kultivimin e qepës me anë të qepujkave.Kërkon përgatitje shumë më cilësore të tokës si dhe kujdes shumë më intensiv në krahasim me mënyrën tjetër të kultivimit.Kultivimi i qepës me anë të mbjelljes direkte të farës në fushë mund të jetë i suksesshëm vetëm në tokat me strukturë të mirë, të përgatitura për mbjellje në mënyrë cilësore, të rrafshta etj.Përgatitja e tokës fillon në vjeshtë menjëherë pas largimit të parakulturës me lavrimin e thellë.Në pranverë duhet të fillojë punimi plotësues, zgjedhja e kultivarit të përshtatshëm për prodhimin e saj.Mbjellja e farës bëhet sa më herët që të jetë e mundur për t`u kryer përgatitja e tokës shkurt–mars, në thellësi 2cm.Sasia e nevojshme e farës për 1ha sillet rreth 5–7kg.Masat e përkujdesit janë të njëjta me ato te kultivimt të qepës me anë të qepujkave, ndonëse nevojitet një kujdes paksa më intensiv dhe më i madh i ujitjes. Kultivimi i qepës me anë të fidanit është e dedikuar për prodhimin e qepëve të njoma herët në pranverë dhe zakonisht është e lokalizuar në afërsi të qyteteve të mëdha.Përgatitja e fidanit bëhet në lehë të ftohta dhe kryesisht në mes të gushit.Për 1m2 hudhër 8–10gr farë.Gjatë kultivimit si kulturë e veçantë, kur për mbjellje shfrytëzohen kultivarë me rritje të kufizuar, vjelja mund të bëhet në mënyrë të mekanizuar.Fidanet ndërrohen në fillim të Tetorir.Distancat e mbjelljes janë të njëjta si me mbjelljen e qepujkave.Qepët e njoma arrijnë për vjelje zakonisht nga fundi i prillit.Ruajtja e qepëve gjatë dimrit nuk varet vetëm nga mënyra se si ruhen ato, por edhe nga mënyra se si futen në ruajtje.Qepa nxirret me anë të makinave të ndryshme për nxjerrjen e qepës apo me dorë me vegla të ndryshme.Pas nxjerrjes qepët duhet të thahen (teren) sa më mirë, para futjes në ruajtje.