QERAMIKA ARTISTIKE


QERAMIKA ARTISTIKE
✤ Gjini e arteve dekorative të zbatuara, e cila përfshin objekte artistike dhe të përdorimit të përditshëm, Gjurmët e para të Q. A. në Shqipëri i gjejmë që në neolitin e hershëm (shih:

Arti Prehistorik) në Vashtëmi, Podgori, Kolsh. Shquan Q. A. e neolitit të mesëm (Cakran, Dunavec, Kolsh) me enët prej balte, enët antropomorfe dhe statuetat e para (terrakotat), përfytyrime të stilizuara të gruas mëino.

Kulmin e lulëzimit të shprehjes artistike në epokën e neolitit e përbën qeramika e pikturuar e Maliqit dhe e Kamnikut (neoliti i vonë). Në Q. A. të eneolitit (koha e bakrit, Maliq,) ka një larmi formash të enëve prej balte e terrakotash me idhullin e figurës së gruas etj.

Qeramika arrin një nivel të lartë artistik në kohën e bronzit të vonë dhe të hekurit të parë kur stabilizohen elementet karakteristike të qeramikës ilire dhe nën Shkumbin, e pikturuar në stilin deyollit. Me zhvillimin e koIonive bregdetare antike lulëzoi Q. A. e pikturuar e ngjashme rne qeramikën klasike greke (shih: Arti Antik) (Apolonia, Dyrrahu etj.) Terrakotat e gjetura në Durrës, Apoloni e në qytetet ilire Lisus. Antigone, Amantia etj, janë skuiptura të vogla në baltë të pjekur, të frymëzuara nga jeta, ku spikasin elemente karakteristike lokale, ka dhe shurnë portrete ku spikasin elemente të veshjeve lokale vendase, si dhe figura kafshësh. Nën ndikimin e artit romak prodhohen objekte (vazo, figurina) me dekore plastike (Dyrrah).

Lindja e glazurave në mesjetë u dha një bukuri të rralië objekteve të Q. A. të pikturuara me dekore gjeometrike, biniore dhe figurale (pjata dekorative me figura — Berat, Kaninë, shek. X-XIII). Q. A. ka një rënie të ndjeshme me pushtimin osman. Mjeshtëria e poçerisë vazhdoi në punishtet e vogla fshatare për të plotësuar një pjesë të nevojave të përditshme të popullit. Hijeshia e formave në poçerinë e Kavajës, dekoraeionet me variacion në kanet e Bradvieës, harmonia plastike dhe mënyra e veçantë e punimit në prodhimet e Farkës përbëjnë pasurinë e vetme të Q. A. gjatë periudhave të Rilindjes Kombëtare e të Pavarësisë. Pas Çlirimit me grumbullimin e mjeshtrave poçarë u krijuan punishtet e para shtetërore të qeramikës në Kavajë dhe Tiranë (1948-1950). Në vitet 60-70 Q. A. fitoi tipare të reja, duke u kthyer në një krijimtari me autorësi dhe trajtoi një gamë të gjerë objektesh (vazo, servise, pjata dekorative, fi’gurina artistike) të frymëzuara nga jeta e re socialiste. Prodhimet e Q. A. u zgjeruan edhe në qytete të tjera të vendit, Prodhimet e Tiranës (servise, medalione, buste figurash të shquara, pjata dekorative artistike) shquhen për nivel ideoartistik. Në Kavajë prodhohen objekte të karakterit zbukurimor, ndërsa reparti i qeramikës në Viorë, mbështetur mbi traditën, kultivon një qeramikë të karakterit «terrakotë» të pikturuar (vazo me figura, figurina artistike). Qeramika e Korçës ka karakter funksional-dekorativ, me motive nga jeta socialiste e folklori. Në vitet 80 filloi të zbatohet një Q. A. në lidhje me arkitekturën (relieve, skulptura, sipërfaqe dekorative) me tematikë të rëndësishme. Q. A. e sotme me një gjuhë të qartë plastike e të kursyer, ka karakter të theksuar dekorativ në përshtatje me vetitë e materialit dhe çon më tej tiparet kombëtare e frymën socialiste të krijimeve në këtë gjini të artit.

(Ki. Kr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qeramika Artistike


[cite]