QEPAROI
✤ Fshat në rrethin e Vlorës (J), buzë detit Jon. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Kudhës, Qeparo fshat, popullsia gjithsej 3000 banorë. Dëshmohet si vendbanim i vjetër, shek. IV p.e.r.. Me këtë emër njihet që në shek. XV (Kleparo dhe Keparesh). Kështjella ilire e Karosit është monument kulture. Gjatë shek. XVIII-XIX fshati ishte i rrethuar me mure. Këshilli NC u ngrit në mars 1943. Celula e PKSH u formua në prill 1943. Q. është vendlindja e ITeroinës së Popullit Persefoni Kokëdhima. U çlirua në gusht 1944. Q. është qendër e koop së bashkuar «J. V. Stalin». Ka drejtim kryesor prodhimin e agrumeve, ullirit, rritjen e bagëtive të imëta. Q. ka shkollë 8-vjeçare, muze, shtëpi kulture, njësi tregtare e komunale .

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qeparoi


[cite]