QERRETI
✤ Fshat në rrethin e Pukës (VP). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Dush, Kçirë, Koman, Karmë, popullsia gjithsej 3835 banorë. Dëshmohet si vendbanim i lashtë. Janë gjetur objekte të kuiturës së Komanit. Në këtë trevë ndodhet kështjella e njohur e Dalmaces. Banorët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. U çlirua në nëntor 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1959. Është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës e rritjen e bagëtive të imta. Q. ka shkollë të mesme bujqësore, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

✤ Fshat në rrethin e Durrësit (VL). Bën pjesë në fshatin e bashkuar Katundi i Ri (shih). Q. u ngrit nga familje të mërguarish kosovarëe disa familje nga malësia e Tiranës më 1933-1934 në tokat moçalore.. U çlirua më 14.11.1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1950. Që më 1969 Q. bën pjesë në KTL të Jubë-Sukthit. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës. Më 1983 morën 54 kv/ha grurë dhe 70 kv/ha misër. Të gjitha shtëpitë e Q. janë ngritur të reja dhe rrugët janë asfaltuar. Ka shkollë 8-vjeçare, muzeun, shtëpinë e kulturës, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qerreti


[cite]