QERSHIA
✤ (Prunus avium L. ose Cerasus avium L.). Dru frutor i familjes trëndafilore (Rosaceae)
me trup të lartë 10-15 m dhe me kurorë të’ madhe, me gjethe vezake ose gjatore të dhëmbëzuara anash; me lule të bardha të grumbulluara në tufa. Lulëzon në prill ose maj, bën fryt bërthokël 9-12 mm i kuq i errët, krem — i verahë ose i zi sipas kuitivarit, që piqet në maj, qershor-korrik. Rron 80-100 vjet. Q. kultivohet kudo në Evropën Qendrore. Në Shqipëri Q. rritet sidomos në krahinat malore si PërmeL, Skrapar, Librazhd, Peshkopi, Mat,. Mirditë, Pukë, Kukës etj., me një numër të madh kultivarësh, që njiiien rne emra lokalë. Q. pëlqen. klimë malore të butë dhe toka argjilore me lagështi mesatare. Ajo shumëzohet me fidanë te shartuar mbi Q. e egër (C. avium L, var silvestris Ser) ose vishnjën, dhe me mënjollë. Fryti i Q. ka vlera ushqimore, ai përmban 9.5-14.6% sheqer, 0.37-11% acide organike, kalium, fosfor, magnez, kalcium dhe vitamina të ndryshme. Përdoret e freskët dhe si lëndë e parë në ind. ushqimore për reçel, komposto dhe pije të ndryshme. Druja e Q. që ka ngjyrë si të kuqe e që merr lustër të mirë është e çmueshme për mobilje, për vegla muzikore dhe pipa. Bishtat e Q. përdoren për të nxitur urinimin.
(T. Gj.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Qershia